Guardiola do te Manchester City sulmuesin që kushton 120 milionë euro

Guardiola do te Manchester City sulmuesin që kushton 120 milionë euro

21:15, 23/11/2020

Pep Guardiola pak ditë më parë zyrtarizoi rinovimin e kontratës si trajner i Manchester Cityt deri në vitin 2023.

Një lëvizje që hap një mori skenarësh në klubin me qendër në Mançester dhe mes tyre është sigurisht merkatoja e futbollistëve.

Në fakt, Eurosport pretendon se trajneri katalanas ka hedhur në tryezë emrin e një prej sulmuesve më të mirë të momentit: Harry Kane.

Duke pasur parasysh situatën shqetësuese kontraktuale të Sergio Agueros, Guardiola e ka të qartë se kush mund të jetë zëvendësuesi i tij më i mirë.

Sulmuesi anglez i Tottenhamit është një nga opsionet që pëlqen Pep dhe emri i tij, sipas këtij informacioni, doli në dritë gjatë bisedave që do të konfirmoheshin më vonë në rinovimin zyrtar.

Vlera e kartonit të Harry Kane, sipas Transfermarkt, është 120 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco