Parashikoi debutimin me Anglinë, xhaxhai i portierit të Manchester United fiton bastin

Parashikoi debutimin me Anglinë, xhaxhai i portierit të Manchester United fiton bastin

17:19, 23/11/2020

Xhaxhai i portierit të Manchester United, Dean Henderson, kishte vendosur një bast në kompaninë e njohur ?William Will? se nipi i tij do të debutonte me kombëtaren angleze.

Martin Plunket, xhaxhai i Hendersonit, kishte vendosur bastin 500/1 me 25 stërlina dhe me arritjen e debutimin e nipit të tij me ?3 Luanët?, ai fitoi 12.500 stërlina.

Në këtë bast nuk ka përfituar vetëm xhaxhai, por edhe mamaja edhe gjyshja e portieri anglez fituan 2500 stërlina kur ky i fundit kaloi tek ?djajtë e kuq?.

Nuk kam folur ende me Hendersonin në lidhje me bastin, por ai i bëri mesazh mamasë së tij të enjten e kaluar dhe e pyeti nëse i kemi marrë që të gjithë paratë. Ende nuk jemi paguar edhe pse konfirmimin nga ?William Will? e kemi marrë. Dean meriton gjithçka dhe shumë shpejt do të jetë në majat e futbollit”, deklaroi xhaxhai i portierit për të përditshmen britanike “The Mirror”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco