Dëmtohet futbollisti i Juventusit, humb ndeshjet e rëndësishme!

Dëmtohet futbollisti i Juventusit, humb ndeshjet e rëndësishme!

15:22, 23/11/2020

Qendërmbrojtësi, Merih Demiral ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme. Turku do t’i mungojë Juventusit kundër Ferencvaros në Ligën e Kampionëve dhe Beneventos në Seria A.

Demiral pësoi lëndim në fitoren 2-0 kundër Cagliarit të dielën dhe “Zonja e vjetër” njoftoi që i nevojiten 10 ditë që të rikuperohet.

“Koha e rikuperimit është 10 ditë, mbrojtësi turk do të mungoi dy ndeshjet e ardhshme. Demiral do te jetë i gatshëm kundër Dinamo Kievit në kuadër të Ligës së Kampionëve më 2 dhjetor”, njoftoi skuadra e Juventusit.

Demiral iu bashkua grupit, me Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellinit të gjithë nga reparti defensivë të lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco