ZYRTARE/ Përcaktohet gjyqtari i ndeshjes Inter - Real Madrid

ZYRTARE/ Përcaktohet gjyqtari i ndeshjes Inter - Real Madrid

15:07, 23/11/2020

UEFA ka konfirmuar se gjyqtari anglez, Anthony Taylor, do të vendosë drejtësi në përballjen mes Interit dhe Real Madridit në Champions League.

Ndeshja zhvillohet ditën e mërkurë në ora 21:00, dhe përkrah Taylor do të jenë asistentët Gary Bewswick dhe Adam Nunn.

Inter do të tentojë fitoren, pas humbjes në që pësoi në Madrid ku shpesh herë pati edhe përleshje nga lojtarët. Real qëndron në vendin e tretë në grup me katër pikë, ndërsa Inter pozicionohet e katërta me vetëm dy pikë.

Interit pritet t’i mungojnë lojtarë si: Brozovic (COVID-19), Kolarov (COVID-19), Vecino (Lëndim).

Ndërsa tek Real Madrid mungojnë: Karim Benzema (Lëndim në muskuj), Casemiro (COVID-19), Jovic (COVID-19), Militao (Lëndim), Odriozola, Ramos (Lëndim), Valverde (Lëndim).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco