Reja: Ibra vendimtar, Milani ka organikën e duhur për të arritur zonën Champions

Reja: Ibra vendimtar, Milani ka organikën e duhur për të arritur zonën Champions

11:41, 23/11/2020

Milani triumfoi me rezultatin 1-3 në transfertën e vështirë ndaj Napolit dhe rimori kreun e renditjes në Serinë A, duke bindur plotësisht në këtë start të sezonit, ndërsa paraqitja e kuqezinjve është komentuar edhe nga trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja.

“Ardhja e Ibrahimovic ka qenë vendimtare për Milanin, por edhe Pioli ka formuar një skuadër të fortë. Gjiganti suedez është shndërruar në njeriun simbol të skuadrës që luan shumë mirë futboll. Kur humbin topin, ata vrapojnë me shumë këmbëngulje, për ta rikuperuar menjëherë. Kanë organikën e duhur për të arritur zonën Champions, ndonëse do të ishte mirë t’i shtohej edhe pak cilësi”, u shpreh Reja.

Më pas trajneri i Shqipërisë ka komentuar edhe momentin e mirë që po kalon Zlatan Ibrahimovic, i cili ndonëse me 39 vite mbi supe, ka shënuar më shumë se kushdo në këtë start të sezonit dhe po udhëheq skuadrën në krye të renditjes.

“Ibra ka fituar shumë eksperiencë dhe për më tepër tani nuk është më egoist si më parë. Tani luan më shumë për skuadrën, por në aspektin karakterial, nuk besoj se ka durimin e duhur për t’u bërë trajner ndonjëherë”, deklaroi trajneri Reja./ss

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco