Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, beson se Zlatan Ibrahimovic në ditët e sotme është futbollist më i mirë sot krahasuar para 10 apo 12 vitesh.
“Bomberi” suedez zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren e Milanit 3-1 kundër Napolit duke shënuar dy gola.
39-vjeçari u bë lojtari më i vjetër që i shënon 10 gola në 8 ndeshjet e para në Serie A, duke e thyer rekordin e Silvio Piolas së Lazios nga sezoni 1942/43.
“Milani beson fuqishëm tek Ibra. Ata besojnë 100% në atë që po bën suedezi në fushën e lojës”, tha Gattuso.
“Mua më duket se Ibrahimovic është më i fortë në ditët e sotme krahasuar me 10 apo 12 vite më parë. Ata harkonin topa në zonë sepse e dinin se Ibra do t’i arrinte. Çfarë bëmë ne ishte krijimi i rasteve të shumta por pa besuar plotësisht në to”, shtoi Gattuso.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: