Dikur u konsiderua ‘tradhtar’, sot klubi nga Anglia kërkon futbollistin shqiptar

Dikur u konsiderua ‘tradhtar’, sot klubi nga Anglia kërkon futbollistin shqiptar

09:30, 23/11/2020

Para 3 vjetësh, Manchester Unitedi e shiti sulmuesin e krahut, Adnan Januzaj, te skuadra nga La Liga, Real Sociedad. Klubi spanjoll pagoi 8.5 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij, kurse Manchester Unitedi në marrëveshje futi një klauzolë që mundësonte kthimin e Januzajt në “Old Trafford”.

Dhe, pikërisht këtë klauzolë, klubi nga Premier League po synon ta shfrytëzojë për ta kthyer Januzajn në radhët e veta gjatë afatit kalimtar të janarit. Mirëpo, klauzola është jo më pak se 35 milionë euro, katërfish më e madhe se dëmshpërblimi që pagoi Sociedadi për transferimin e Januzajt.

Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, po kërkon me ngulm transferimin e një sulmuesi të krahut dhe beson se Januzaj është i duhuri për shkak se më herët ka qenë pjesë e këtij klubi dhe ka përvojë në Premier League.

“Manchester Unitedi është i vendosur për ta transferuar një sulmues krahu, dhe Adnan Januzaj shihet si zgjidhja e duhur për Solskjaerin. Mirëpo, për ta kthyer Januzajn, Manchesteri duhet ta aktivizojë klauzolën në vlerë prej 35 milionë eurosh

“Januzaj vitet e fundit është shndërruar në yll te Sociedadi, gjë që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm te Manchester Unitedit, por edhe shumë skuadrave të tjera të Evropës”, shkruan e përditshmja spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco