Francë/ Dy ekipe përfitojnë nga humbja e PSG-së, rezultatet dhe renditja

Francë/ Dy ekipe përfitojnë nga humbja e PSG-së, rezultatet dhe renditja

21:13, 22/11/2020

Lyoni dhe Montpellier përfituan nga humbja e PSG-së të premten përballë Monacos, duke e bërë edhe më të fortë garën në kreun e ligës së parë franceze.

Lyoni fitoi 0-1 në fushën e Angers, me gol të Kadewere në pjesën e dytë, ndërsa Montpellier triumfoi më vështirësi 4-3 me Strasbourgun.

Në “Stade de la Mosson” pjesa e parë u mbyll 3-3. Për vendësit shënuan Mendes dhe dy herë Delort, ndërsa për Strasbourgun tundën rrjetën pas goditjeve të penalltive Lala dhe Dialo, ndërsa të tretin e realizoi Ajorque.

Goli i vetëm i fraksionit të dytë, që i dha fitoren Montpellier u shënua nga Laborde.

Në takimet e tjera Nantes barazoi 1-1 me Metz, Dijon – Lens përfundoi 0-1 dhe Reims – Nimes po 0-1.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco