VIDEO/ Mbyllet me nervozizëm Leeds United-Arsenal

VIDEO/ Mbyllet me nervozizëm Leeds United-Arsenal

20:20, 22/11/2020

Arsenali dhe Leeds United nuk shkuan më larg se barazimi 0-0. Ekipi i Marcelo Bielsës dhe ai i Mikel Artetës nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës në sfidën e luajtur “Elland Road”.

“Topçinjtë” luajtën për gati 40 minuta me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të sulmuesit Nikolas Pepe, i cili goditi me kokë futbollistin kundërshtar Ezgjan Alioski.

Ky rezultat nuk i shërben aspak Arsenalit , i cili qëndron në vendin e 11-të, larg zonës së kupave të Europës.

Pas ndeshjes, futbollisti i Arsenalit, Kieran Tirni, është nervozuar me Alioskin.

Pasi lojtarët përshëndetën njëri-tjetrin, 23-vjeçari iu afrua futbollistit shqiptar të Maqedonisë duke shkëmbyer disa fjalë.

Ndoshta kartoni i kuq për Nikolas Pepen e ka bërë skocezin Tierni të acarohet me Alioskin, pasi ky i fundit ishte protagonist në incidentin me sulmuesin e “Topçinjve”.

Më pas lojtari është qetësuar nga shokët e skuadrës, mes tyre dhe Granit Xhaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco