Holandë/ Ngec Vitesse, Ajaxi merr i vetëm kryesimin

Holandë/ Ngec Vitesse, Ajaxi merr i vetëm kryesimin

17:44, 22/11/2020

Ajaxi i Amsterdamit e çoi në 5  numrin e fitoreve radhazi në Eredivisie.

“Harkëtarët” kaluan lehtësisht në shtëpi me rezultatin 5-0 Heraclesin, në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund.

Në pjesën e parë Ajaxi shënoi 3 herë, fillimisht me sulmuesin e talentuar Traore pas vetëm 6 minutash lojë dhe më pas me David Neres dhe Labyad.

Në pjesën e dytë realizuan edhe kapiteni Dusan Tadic, ndërsa gjeti edhe golin e dytë personal Labyad.

Me këtë fitore Ajaxi u ngjit në kuotën e 24 pikëve, pas 9 takimeve në të cilat ka grumbulluar 8 fitore dhe 1 barazim.

Ajaxi falë kësaj fitoreje kryeson i vetëm Eredivisien me 2 pikë më shumë se Vitesse, që ngeci në një barazim 1-1 në sfidën përballë Groningen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco