Aventura e sulmuesit kosovar, Arb Manaj, në Turqi te skuadra e Keciorengucu, po shkon më së miri.
26 vjeçari ishte protagonist në fitoren e thellë të skuadrë së tij (6-0) ndaj Akhisarsporit, në ligën e parë turke.
Manaj arriti të realizonte dy gola në këtë takim, në minutat 18’ dhe 33’.
Gjithashtu ai ka dhënë edhe dy asiste në golat e tjerë, fillimisht për Ekinxhi në minutën e 47’ dhe për Jëllmaz në minutën e 54’.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: