Serie-A/ Napoli – Milan, formacionet e mundshme

Serie-A/ Napoli – Milan, formacionet e mundshme

12:23, 22/11/2020

Napoli-Milan është supersfida e javës së së 7-të në Serie A, një sfidë për kreun e renditjes mes dy skuadrave që e kanë nisur më mirë nga të gjithë këtë sezon. 17 pikë ka grumbulluar Milani i Piolit në 7 ndeshjet e para duke mos njohur humbje, ndërkohë Napoli numëron 14 pikë në tabelë, edhe pse në fushë ka 5 fitore dhe 1 humbje, atë ndaj Sassuolos në 6 takime. Gattuso do të përballet me të shkuarën e tij sot në mbrëmje në San Paolo në një ndeshje që pritet të dhurojë emocione të mëdha, ndërsa spektakli parashikohet i garantuar kur dihet që në fushë do të zbresin emra si Ibrahimovic apo Insigne e Mertens.

Te vendasit do mungojnë shqiptarët Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani (të infektuar me Covid-19) si dhe sulmuesi Victor Osimhen (i dëmtuar),  ndërsa te kuqezinjtë mungon sulmuesi Rafael Leao.

Formacionet e mundshme:

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly; Rui, Ruiz, Bakayoko; Lozano, Elmas, Insigne; Mertens.

Milan: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic

Ndeshja zhvillohet në “San Paolo” dhe nis në ora 20:45.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco