Manchester City identifikon pasardhësin e Sergio Aguero-s

Manchester City identifikon pasardhësin e Sergio Aguero-s

11:59, 22/11/2020

Manchester City nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin anglez. “Qytetarët” u mundën ditën e djeshme nga Tottenham 0-2, me këta të fundit që morën kryesimin e Premier League.

Padyshim një ndër sektorët që ka çaluar këtë sezon futbollistik, është sulmi. Në 8 ndeshje të zhvilluara në kampionat, “Të kaltrit” kanë shënuar vetëm 10 gola. Një shifër mjaft larg asaj të konkurrentëve të tyre dhe që dëshmon për vështirësitë në sulm të ekipit të Pep Guardiola. Gabriel Jesus kishte disa probleme të vogla fizike ndërsa Sergio Aguero qëndrojë në stol në ndeshjen ndaj Spursave. Sulmuesi 32-vjeçar ishte kthyer nga një dëmtim i rëndë në gju, por që atëherë ka arritur të tregojë veten.

Image

Kontrata e tij me klubin anglez është e vlefshme deri më 30 qershor 2021 dhe golashënuesi më i mirë në historinë e “Qytetarëve” po i afrohet fundit të një historie dashurie që filloi në verën e vitit 2011. Nëse mundësia e zgjatjes së kontratës për një sezon duket plotësisht e mundshme, Manchester City nuk dëshiron ta gjejë veten të pa përgatitur dhe po mendon transferimin e një lojtari për të ardhmen verën e ardhshme. Përveç dosjes, Lionel Messi që mund të “ringjallet”, sipas vendimit të sulmuesit të Barcelonës, që gjithashtu është në fund të kontratës së tij me katalanasit, klubi anglez po eksploron një pistë në Portugali.

Image

Sipas informacioneve të “Telegraf” , sulmuesi uruguajan Darwin Nunez është në radarët e Manchester City. I transferuar në merkaton e verës te Benfica pas paraqitjeve të shkëlqyera te Almeria në divizionin e dytë Spanjoll, sulmuesi ka arritur të realizoi 5 gola dhe të dhurojë 6 asistie në 11 ndeshje me fanellën e “Shqiponjave”. I konsideruar si e ardhmja e Uruguait vetëm 21 vjeç, Darwin Nunez ngadalë po merr një dimension tjetër.Nunez u ble nga Benfica për shifrën e 25 milinonë eurove dhe Manchester Cityt pritet t’i kushtojë jo pak transferimi i tij në Etihad Stadium.

Image

Sidoqoftë, ky skenar për momentin konsiderohet më pak i kushtueshme sesa pistat që të çojnë te Harry Kane (Tottenham) dhe Romelu Lukaku (Inter Milan). Por megjithatë, Pep Guardiola dhe drejtuesit e klubit anglez do të kenë disa muaj kohë, për të vendosur dhe për të përcaktuar kush do të jetë pasardhësi i Sergio Aguero-s te Manchester City .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco