video/ Mbrëmja fantastike e Erling Braut Haaland, sulmuesi realizon 'poker' golash

video/ Mbrëmja fantastike e Erling Braut Haaland, sulmuesi realizon 'poker' golash

11:12, 22/11/2020

Erling Braut Haaland fitoi çmimin “Golden Boy” 2020 këtë fundjavë, që do të thotë lojtari më i mirë i ri në botë. Ky çmim nuk na habit shumë dhe ajo që mund të themi është se ai e festoi atë me dinjitet këtë të shtunë në fushën e Hertha Berlin. Skuadra e tij, Borussia Dortmund, fitoi me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Hertha-s. Dhe sulmuesi norvegjez bëri një paraqitje me të jashtëzakonshme.

20 vjeçari realizoi katër gola, që natyrisht e bën atë shënuesin e dytë më të mirë në Bundesliga me 10 gola, një më pak se Robert Lewandowski, i cili nuk e gjeti rrjetën këtë të shtunë pasdite ndaj Werder Bremen (1-1) . " Një dy tre katër!" Një paraqitje e klasit botëror nga Erling Haaland, i cili udhëhoqi Borussia Dortmund në fitoren e rëndësishme për garën e kryesuesit në Bundesliga në debutimin historik të super talentit Youssoufa Moukoko, ”shkroi NTV të dielën në mëngjes.

Të gjithë flasin vetëm për Haaland

Lajmi i mbrëmjes ishte më tepër debutimi, në të 85-tën i Youssoufa Mokoko, 16 vjeç e një ditë. Mirëpo, hapat e para të atij që zëvendësoi yllin norvegjez shpejt ranë në plan të dytë , pasi performanca e ish-futbollistit të Salzburgut ishte fantastike. “ Para ndeshjes, të gjithë flisnin për Youssoufa Moukoko (16 vjeç). Pas ndeshjes, të gjithë (ende) flasin për Erling Haaland (20), " shprehet “Bild” .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco