Paratici u mbyll derën klubeve: Ronaldo nuk largohet nga Juventus!

Paratici u mbyll derën klubeve: Ronaldo nuk largohet nga Juventus!

10:05, 22/11/2020

Si gjithmonë kur bëhet fjalë për lojtarë shumë të mëdhenj, shtypi zien. Kohët e fundit, në media u përfol se Cristiano Ronaldo ishte i interesuar për një rikthim te Real Madrid. Kjo nuk është hera e parë që flitet për largim të gjeniut nga Madeira nga Torino, duke e dërguar atje ku ka qenë i jashtëzakonshëm (Real Madrid).

Megjithatë, edhe pse shtypi spanjoll dhe “Marca” në veçanti e lidhin lojtarin me një transferim te Real Madrid, drejtuesit e Juventus nuk janë me të njëjtin mendim. " Unë mund t'ju siguroj: E ardhmja e Cristiano Ronaldos është këtu te Juventus. Ne nuk u kushtojmë shumë vëmendje thashethemeve për transferime, ka shumë lajme çdo ditë ", tha Fabio Paratici pas ndeshjes ndaj Cagliarit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco