Cungu: Barazimi i drejtë, por kishim mundësi ta fitonim ndeshjen

Cungu: Barazimi i drejtë, por kishim mundësi ta fitonim ndeshjen

21:22, 21/11/2020

Trajneri i Laçit, Armando Cungu vlerëson paraqitjen e skuadrës së tij në “Elbasan Arena”, ndaj Partizanit, por e pranon se nga mënyra si u zhvillua loja mund ta humbte në fund ndeshjen.

“Ekipi ishte në gjendje të mirë fizike. Ishim më afër fitores për atë çfarë dhamë. Kundërshtari në fillim na vuri në vështirësi, pastaj morëm frenat e lojës në dorë. Kishim mundësi të fitonim, por mund ta humbnim edhe ndeshjen në fund, te rasti i Bardhit.”

Mungesat: Grupi nuk ka qenë i plotë, janë konsumuar shumë lojtarë. Nuk kishim në dispozicion Deliun. Ekipi tregoi ritëm, shpirt gare dhe luftë. Më pëlqeu në përgjithësi ekipi, pavarësisht ndonjë individi. Lojtarët duan kohën e vetë për t’u përshtatur me ekipin me mënyrën e lojës dhe mentalitetin.

Presioni: Kam qenë i mërzitur pas ndeshjes me Kastriotit. Na u bë si sindromë, edhe në Europë na ndodhi e njëjta gjë në fund. Nuk besoj që ka trajner që s’ka presion. Duhet të vazhdojmë punën si profesionistë.

Barazimi, i drejtë: Duhet të ishim më afër fitores, gjithsesi barazimi rezultat i drejtë. Partizani ka shumë cilësi. Është ekip i fortë dhe shumë konkurrent. Nuk është tragjedi që morëm vetëm një pikë me Partizanin, duke ditur edhe vështirësitë që kemi pasur. I duruar, i fituar. Duhet qetësi për të rikthyer Laçin që dëshirojmë dhe kërkojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco