Partizani barazon pa gola ndaj Laçit

Partizani barazon pa gola ndaj Laçit

19:24, 21/11/2020

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshje mes Partizanit dhe Laçit në “Elbasan Arena” e vlefshme për javën e 3-të në Kategorinë Superiore.

Ishte një sfidë spektakolare, ku nuk munguan rastet për gol, por asnjëra nga skuadra nuk ia doli të gjejë rrugën e rrjetës.

Skuadra e Dajës kishte disa raste të arta shënimi, ku vlen të theksohet ai i minutës së 88’, ku Solomon mori një pasim perfekt nga Bardhi dhe u shfaq i vetëm me portierin Sherri, por topi i gjuajtur nga ai shkon jashtë portës. Pas tre javëve të para, Laçi ka grumbulluar vetëm 3 pikë, ndërsa Partizani ka 4 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco