Henbollistët e Zhegrës mposhtin me meritë mitrovicasit

Henbollistët e Zhegrës mposhtin me meritë mitrovicasit

19:13, 21/11/2020

Në ndeshjen e zhvilluar sot mes Klubit të Hendbollit Zhegra  dhe KH Trepça në palestren e sporteve në Gjilan, fitore tejet të rëndësishme ka arritur KH Zhegra me rezultat final 33:30 edhe pse mitrovicasit para ndeshjes shiheshin si favorit, por ndodhi e kundërta pasi KH Zhegra nuk u dorëzua dhe iu doli  të jetë tejet më e fortë se ekipi nga Mitrovica.

Të gjithë lojtarët dhanë kontribut, por më të dalluarit ishin Alban Haziri, Arber Aliu dhe Gëzim Misini dhe në anën tjetër me pritje bravoroze shkëlqeu edhe portieri Aron Ibrahimi.

Me këtë fitore KH Zhegra shton gjasat për Top 4.

Gjithashtu edhe kategoria e kadetëve kanë shënuar fitore me rezultat 29:27.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco