Bayern ndalet në barazim ndaj Werder Bremen

Bayern ndalet në barazim ndaj Werder Bremen

17:21, 21/11/2020

Bayern Munichu nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Werder Bremenit.

Pavarësisht që vendasit ishin më të rrezikshëm dhe kishin më shumë raste, ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 1 – 1.

Maximilian Eggestein realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë (45+1) për të zhbllokuar rezultatin. Ndërsa, Kingsley Coman barazoi shifrat në minutën e 62-të dhe deri në fund rezultati qëndroi i pandryshuar. Nga minuta e parë ishte edhe ylli kosovar Milot Rashica, që zhvilloi saktësisht 90 minuta dhe pati një mundësi të artë, por s’ia doli ta realizojë.

Me këtë barazim, Bayerni vazhdon të qëndrojë në kreun e tabelës me 19 pikë, ndërsa Werder renditët në vendin e tetë me 11 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco