VIDEO/ Vdiq nga Covid-19, lojtarët nderojnë ish-trajnerin dhe babain e shokut të skuadrës

VIDEO/ Vdiq nga Covid-19, lojtarët nderojnë ish-trajnerin dhe babain e shokut të skuadrës

15:30, 21/11/2020

Një ngjarje shumë emocionuese dhe e prekshme ka ndodhur në fillimin e ndeshjes në Erzeni – Veleçiku, e vlefshme për kategorinë e dytë.

Pak ditë më parë, u nda nga jeta për shkak të Covid-19, ish-kampion i mundjes, Shkëlqim Troplini, i cili ishte dhe babai i futbollistit të Erzenit, Rejnaldo Troplini.

Futbollistët e skuadrës shijakase së bashku me kapitenin e tyre, Rejnaldo Troplini përpara fillimit të ndeshjes ndaj ekipit koplikas, nderuan ish-zëvendës trajnerin e tyre.

“Gjithmonë në zemrat tona” thuhej në mesazhin e futbollistëve të Erzenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco