The Sun: Ibrahimovic është shqiptar, nëna e tij katolike i ka rrënjët nga Shqipëria

The Sun: Ibrahimovic është shqiptar, nëna e tij katolike i ka rrënjët nga Shqipëria

11:40, 21/11/2020

Shpesh herë jemi vetë ne shqiptarët që "e teprojmë" për të nxjerrë patjetër me prejardhje nga toka jonë figura të shquara të historisë, shkencës, artit dhe kulturës.

A thua se nuk na mjafton të mburremi me Nënë Terezën, Gjergj Kastriotin, Ardian Paçin, Rita Orën, Dua Lipën Bebe Rexhën, Ermonela Jahon, Ermal Metën, Luan Krasniqin, Xhim Belushin, Eliza Dushkun, Kledi kadiun, Lorik Canën, Blerim Destanin, Ferid Muratin, Erjon Bogdanin, Igli Taren e shumë e shumë të tjerë.

Tani del që edhe Ibrahimoviç është shqiptar. Por në këtë rast nuk është një media shqiptare, ajo që e ka nxjerrë edhe Ibrahimoviçin me rrënjë shqiptare.

Bëhet fjalë për tabloidin e fammshëm anglez, "The Sun", që duke marrë shkas nga një postim i yllit të Milanit në rrjetet sociale, ku ai nxjerr një foto të parardhësve të vetë dhe shkruan: “rrënjë ballkanike”, i ka bërë gazetarët anglezë të hulmutojnë dhe të dalin në përfundimin e nëna e tij Jurka, është një katolike me prejardhje nga një familje katolike shqiptare.

“Ajo është martuar me Sherifin, një mysliman të Bosnjës dhe më pas kanë emigruar drejt Suedisë”, raporton ndër të tjera e përditshmja angleze

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco