Crotone-Lazio rrezikon të shtyhet për shkak të motit të keq

Crotone-Lazio rrezikon të shtyhet për shkak të motit të keq

10:47, 21/11/2020

Ndeshja midis Crotone-s dhe Lazio-s, e vlefshme për javën e tetë në Serie-A, aktualisht është konfirmuar dhe planifikuar për ditën e stome, në orën 15:00.
Megjithatë rajoni i Kalabrisë dhe veçanërisht qyteti-port i Crotones janë përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e dendura që mbrëmjen e djeshme dhe parashikimet sinoptikane nuk janë aspak optimiste për orët në vijim.

Kjo pasi pritet që në qytet të fryjë një erë me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë, ndaj përballja mes Crotones dhe Lazios, e planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Scida” rrezikon të shtyhet.

Mediat italiane raportojnë se të dy skuadrat do të zbresin në fushë në orën 14:00 për të testuar kushtet e terrenit, por fati i ndeshjes së sotme do të varet shumë edhe nga cilësia e drenazhimit në impiantin “Scida”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco