Erling Haaland fiton çmimin 'Golden Boy' 2020

Erling Haaland fiton çmimin 'Golden Boy' 2020

09:16, 21/11/2020

Sulmuesi i Borussia Dortmund dhe i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland, ka fituar çmimin ‘Golden Boy’, si lojtari më i ri premtues në botë.

Ky çmim dhurohet nga gazeta Tuttosport, pas një procesi intensiv votimi. Në tri vitet e fundit, këtë çmim e kanë fituar lojtarë si Kylian Mbappe (2017), Matthijs de Ligt (2018) dhe Joao Felix (2019).

Haaland është vetëm 20 vjeç, por po i mahnit të gjithë me talentin e tij. Statistikat e tij janë fantastike, ku me Norvegjinë ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje.

Djali i ish-sulmuesit të Leeds United, Alf-Inge Haaland ka 11 gola në 11 ndeshje për Borussia Dortmund këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco