La jashtë ekipit Gjimshitin, Gasperini shpjegon arsyen

La jashtë ekipit Gjimshitin, Gasperini shpjegon arsyen

08:32, 21/11/2020

Në orën 18:00, në stadiumin “Alberto Picco”, do të luhet sfida mes Spezia-s dhe Atalantës, e vlefshme për javën e 8-të në Serie-A.

Ky takim shihej edhe si një derbi mes shqiptareve, pasi për Spezian luan Ardian Ismajli, ndërsa tek bergamaskët inkuadrohet, Berat Gjimshiti.

Mirëpo përballja mes dy futbollistëve të kombëtares, nuk do të ndodhë pasi Gjimshiti nuk është grumbulluar nga trajneri Gian Piero Gasperini për këtë sfidë.

I pyetur në konferencën për shtyp, Gasperini shpjegoi gjithçka në lidhje me vendimin për të lënë jashtë Gjimshitin.

”Kishim nevojë për një turnover. Nuk do ketë ndeshje Kombëtaresh deri në mars, ndaj na presin shumë takime radhazi” – shpjegoi Gasperini. Atalanta renditet në vendin e gjashtë me 13 pikë. Synimi është kualifikimi në Champions, e nëse gjërat shkojnë mirë, pse jo më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco