Fund dramatik për PSG-në, Monaco fiton me përmbysje

Fund dramatik për PSG-në, Monaco fiton me përmbysje

23:24, 20/11/2020

Monaco ka bërë mrekullinë duke fituar me përmbysje ndaj Paris Saint Germainit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligue 1.

Skuadra vendase ishte në disavantazh prej dy golash, por arriti që për 45 minuta të realizonte 3 herë dhe të arkëtuar pikë të plota.

Kylian Mbappe (25’, 37’) ishte golashënuesi i vetëm i PSG-së, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë. Por, gjatë 45-minutëshit të dytë ndryshoi gjithçka. Volland në minutën e 52-të ngushtoi shifrat. I njëjti barazoi rezultatin pas asistimit së Cesc Fabregas (62’). Kurse, fitorja e vendasve u sigurua nga Fabregas që realizoi në minutën e 84-të nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore, Monaco ngritët në vendin e dytë duke siguruar 20 pikë, 4 në pak se kryesuesit e PSG-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco