VIDEO/ 'France Football' nuk ia dha, Lewandowski merr 'Topin e Artë' nga shokët e skuadrës

VIDEO/ 'France Football' nuk ia dha, Lewandowski merr 'Topin e Artë' nga shokët e skuadrës

22:11, 20/11/2020

Në këtë vit të veçantë 2020, “Top i Artë” nuk do të jepet nga “France Football”. Lojtari më i mirë në planet për vitin kalendarik nuk do të shpërblehet, dhe për shumë është Robert Lewandowski ai që do ta kishte merituar këtë trofe. Sulmuesi polak zhvilloi një sezon të suksesshëm, teksa ia doli të fitojë gjithçka me Bayernin.

Megjithatë për ta ngushëlluar disi sulmuesin, kanë menduar shokët e tij te Polonia. Këta të fundit i kanë bërë një dhuratë te kombëtarja Lewandowskit, ku shfaqej një kopje e “Topit të Artë”, për shkak se nuk iu dha ai origjinali. Një çmim ngushëllues për shënuesin më të mirë evropian sezonin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco