Batha: Atmosfera është pozitive, momenti i duhur për...

Batha: Atmosfera është pozitive, momenti i duhur për...

21:50, 20/11/2020

Kapiteni i Tiranës, Idriz Batha, në prag të ndeshjes ndaj Vllaznisë, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku u shpreh:

Klasikia e Futbollit Shqiptar. Mendon se vjen në një moment të papaërshtatshëm prej faktit ka ndryshuar trajner?
Nuk mendoj se është në moment të papërshtatshëm sepse dihet që ndeshjet janë pak a shumë njësoj. Është momenti i duhur për të patur një ndeshje të fortë. Sa herë që ekipet ndërrojnë trajnerin kanë një marsh më shumë, është një rast i mirë për të treguar dhe provuar veten.


Korabi ju eliminoi nga Kupa, si ndiheni ju dhe ekipi nga ky fakt?
Personalisht, më ka ndodhur dhe një herë tjetër të eliminohem nga një ekip i Kategorisë së Parë. Nuk është as hera e parë, as e fundit që ndodh në futboll. Kemi eksperiencën e duhur për ta kaluar. Sigurisht, është diçka që dhem, por ajo kaloi duhet ta lëmë pas.


Atmosfera me trajnerin e ri?
Atmosfera ka qenë pozitive. Trajneri  e njeh mirë ambjentin e Tiranës. Ka ndikuar pozitivisht ardhja e tij.


Sa ndikojnë dëmtimet në gjendjen e ekipit?
Nuk na vjen në momentin më të mirë. Kemi shumë dëmtime. Por, një ekip i fortë duket kur i ndërron lojtarët e formacionit, është një provë më vete. Lojtarët e rinj kanë mundësinë të tregojnë veten për t’i dhënë sinjale trajnerit.


Eshtë fitorja alternativa e vetme në ndeshjen me Vllazninë?
Është fillimi i kampionatit. Nuk është fundi i botës një humbje, nuk e kemi menduar, e mendoj për herë të parë tani që po më pyesni. Do shkojmë atje për një qëllim, për të luajtur mirë dhe për të marrë maksimumin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco