Humbja 6-0 e pësuar nga Gjermania, flet Beckenbauer: Bota na qesh, por ndodh rrallë

Humbja 6-0 e pësuar nga Gjermania, flet Beckenbauer: Bota na qesh, por ndodh rrallë

21:24, 20/11/2020

"Low duhet të vazhdojë, Kampionati Evropian na pret". Franz Beckenbauer, legjenda e futbollit gjerman, komentoi për “SportBild” situatën e vështirë që po përjeton trajneri i ekipit kombëtar, mbi të cilën u lëshuan një lumë kritikash pas humbjes 6-0 të pësuar në Sevilje kundër Spanjës.

Në veçanti, Beckenbauer i referohet vendimit për të përjashtuar senatorët Mats Hummels, Thomas Muller dhe Jerome Boateng: "Rikthimi i Thomas Muller do ishte mirë për ekipin. Ashtu si Bayern në kohë të vështira. Nëse gjërat nuk funksionojnë, Low do të duhet të ndryshoi diçka. Ekipi kërkon praninë e një lideri karizmatik kur gjërat nuk shkojnë mirë. Bota na qesh, por fatmirësisht këto humbje ndodhin rrallë ", përfundoi Beckenbauer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco