Reali publikon listën e të ftuarve ndaj Villarrealit, këto janë mungesat...

Reali publikon listën e të ftuarve ndaj Villarrealit, këto janë mungesat...

21:31, 20/11/2020

Real Madridi ditën e shtunë pret Villarrealin në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në La Liga.

“Mbretërit” në këtë udhëtim do të kenë 6 mungesa të mëdha: Sergio Ramos, Eder Militao, Casemiro, Fede Valverde, Karim Benzema dhe Luka Jovic të cilët nuk janë pjesë e listës.

Ramos dhe Valverde janë të lënduar, ndërsa Militao, Casemiro dhe Benzema munguan në stërvitje, kurse Jovic është i prekur nga Covid19. Sidoqoftë, janë rikthyer Eden Hazard, Dani Carvajal dhe Nacho Fernandez.

Lista e plotë e “Galaktikëve” ndaj Villarreal:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy, Chust

Mesfushorë: Kroos, Modric, Odegaard, Isco, Aranda

Sulmues: Hazard, Asensio, Vazquez, Vinicius, Mariano, Rodrygo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco