Lewandowski, lojtari i muajit tetor në Bundesliga

Lewandowski, lojtari i muajit tetor në Bundesliga

18:04, 20/11/2020

Robert Lewandowski po zhvillon paraqitje të shkëlqyera në sezonin e ri futbollistik 2020-2021. Sulmuesi polak vendosi një rekord të ri në Bundesliga duke shënuar 10 gola në pesë ndeshjet e para. Pavarësisht se u përdor vetëm për tre nga katër ndeshjet e Bayern në kampionat në muajin tetor (mungoi në fitoren kundër Këlnit), Lewandowski arriti të realizonte më shumë gola se çdo lojtar tjetër, nëntë gola në tre takime! Katër kundër Hertha, dy kundër Arminia dhe tre kundër Eintracht. Një përbindësh i vërtetë!

Për këto statistika të shkëlqyera, sulmuesi i Bayern u votua lojtari i muajit tetor në Bundesliga. Megjithatë, sulmuesi i Bayern vlerëson më shumë skuadrën. “Për mua, statistikat individuale nuk janë aq të rëndësishme. Unë përqendrohem tek ekipi dhe gjithmonë dua të fitoj. Për ne, sezoni do të jetë rraskapitës me kaq shumë ndeshje dhe unë jo vetëm që jam në fushë për të shënuar gola, por dua të ndihmoj skuadrën me praninë timë në fushë, " tha ai pas fitores kundër Frankfurtit.

Tani me 11 gola dhe 4 asistime në 6 ndeshje të kampionatit, polaku është i pandalshëm nga të gjithë kundërshtarët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco