VIDEO/ Tifozët e Barçës paralajmërojnë Griezmann: Respektoni Messi-n!

VIDEO/ Tifozët e Barçës paralajmërojnë Griezmann: Respektoni Messi-n!

17:36, 20/11/2020

Problemet nuk kanë të ndalur te Barcelona . Tashmë, është Antoine Griezmann ai i cili është vënë në shënjestër, pasi këtë të enjte, disa tifozë të ekipit të Barçës e sulmuan atë në periferi të Ciudad Deportiva.

" Respektoni Messi-n! ", Ishte fraza që u dëgjua nga një grup tifozësh, të cilët pa frikë iu afruan automjetit të sulmuesit francez, ai i injoroi dhe vazhdoi rrugën, pa folur për shtypin, i cili po priste.

Veprimi i tifozëve katalanas vjen pasi një nga xhaxhallarët e Antoine Griezmann theksoi se francezi nuk shkëlqen me ekipin e Barcelonës, për shkak të Messit.

Kjo polemikë vjen një ditë pasi Leo Messi arriti në Barcelonë , ku ai deklaroi: " Jam i lodhur duke qenë gjithmonë problemi i gjithçkaje në klub. Vijë pas 15 orësh udhëtimi nga Argjentina dhe dëgjoj këtë pyetje, kjo është një çmenduri "”, deklaroi Messi.

Fjalët e “Pleshtit” krijuan trazira në botën e futbollit, duke ndarë tifozët në pro dhe kundër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco