Kush e fiton ‘Scudetton’, Inter apo Juve? Christian Vieri jep këtë përgjigje!

Kush e fiton ‘Scudetton’, Inter apo Juve? Christian Vieri jep këtë përgjigje!

17:14, 20/11/2020

Këtë sezon Serie A ka nisur në mënyrën më interesante të mundshme pasi të gjithë skuadrat kanë qëllimin e vetëm: “Të mposhtin Juventusin”.

Inter dhe Juventus shihen si dy skuadrat më favorite për titull dhe për këtë ka folur edhe legjenda italiane Christian Vieri.

47-vjeçari i cili gjatë karrierës së tij ika veshur fanellën e Juventusit dhe të Interi, mendon se “Zonja e Vjetër” ka ekipin më të mirë por nuk mund ta fitojë titullin kampion.

 “Mendoj ende që ekipin më të fortë e ka përsëri Juventusi, por nuk fitohen dot tituj kampion pafundësisht dhe ata kanë arritur te numri 9 radhazi. Vjen gjithmonë momenti në të cilin një seri pozitive ndalet”

“Në anën tjetër, Interi që është po aq i forte, nuk fiton prej kohësh, mund të ketë më shumë dëshirë dhe uri”, ka deklaruar ish-sulmuesi italian.

Pas shtatë javësh në Serie A, Milani ndodhet në krye të renditjes me 17 pikë, ndërsa Juventus ka 13 pikë e Inter një më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco