Futbollisti i Real Madrid rezulton pozitiv me koronavirus

Futbollisti i Real Madrid rezulton pozitiv me koronavirus

17:09, 20/11/2020

"Real Madrid njofton se Luka Jovic ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e kryera mëngjesin e kësaj të premte" . Me këtë njoftim për shtyp, Real Madrid shpjegon mungesën e Jovic, i cili nuk kishte shkelur në fushën e Valdebebas në stërvitjen e kësaj pasditeje. Karim Benzema gjithashtu mungoi në stërvitje, në prag të ndeshjes ndaj Villarreal, pa dhënë arsye.

Një goditje e rëndë për Zinedine Zidane, i cili përveç Jovic, do të vuaj mungesën e kapitenit Sergio Ramos, Raphael Varane, Fede Valverde dhe Alvaro Odriozola.

Kujtojmë që 22 vjeçari luajti dy ditë më parë me Serbinë në Ligën e Kombeve ndaj Rusisë (5-0), ku arriti të realizonte dy gola.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco