Përgjigja e Ronald Koeman në lidhje me çështjen Griezmann - Messi

Përgjigja e Ronald Koeman në lidhje me çështjen Griezmann - Messi

16:52, 20/11/2020

“Jam i lodhur duke qenë gjithmonë problemi i gjithçkaje në klub”.  Në momentin që po dilte nga aeroporti pas kthimit nga Argjentina, Lionel Messi nuk e fshehu bezdisjen kur u pyet për deklaratën xhaxhait të Antoine Griezmann gjatë transmetimit të një dokumentari në "M6" . Që atëherë, polemikat janë fryrë në Barcelonë.

Tekniku i ekipit blaugran, Ronald Koeman gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë të premte, natyrisht që nuk mund t'i shpëtonte pyetjes në lidhje me këtë temë. 

“ Së pari, unë mund ta kuptoj që Leo ishte i inatosur. Ju duhet t’i respektoni njerëzit si Messi shumë më tepër, për atë që ai ka dhënë. Unë kam për ta mbrojtur Leo-n, sepse pas një udhëtimi 15 orësh, nga vendi i tij, edhe unë do të kisha qenë i mërzitur që do të më duhej t’i përgjigjesha kësaj lloj pyetje", tekniku pastaj vazhdoi: “Të pyesësh për këtë lloj gjëje, sipas fjalëve të xhaxhait të një shoku skuadre, në dalje të aeroportit, për mua është mungesë respekti si dhe krijimi i polemikave me diçka të panevojshme. Së dyti, nuk kam parë ndonjë problem mes të dyve, as në stërvitje, as në ndeshje apo në dhomën e zhveshjes. Kanë filluar të luajnë mirë së bashku " , tha Koeman.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco