Pas Elseid Hysajt, edhe Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i Napolit në rrjetin e saj zyrtar në ?Twitter? ku konfirmon infektimin e mbrojtësit kosovar:
?Gjatë kryerjes së tamponeve mëngjesin e sotëm, në mbërritje nga kombëtarja e tij, është vërejtur pozitiviteti me COVID-19 të Amir Rrahmanit. Futbollisti, i cili nuk ka patur asnjë kontakt fizik me asnjë lojtar, do të vetë-izolohet në banesën e tij”, shkruhet në postimin e klubit të Napolit.
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës nuk do të grumbullohet për ndeshjen e Napolit ndaj Milanit, që do të luhet ditën e diel.
Ky është një tjetër problem për trajnerin Gennaro Gattuso, i cili, përveç dy lojtarëve shqiptarë, do të duhet të bëjë edhe pa portierin Ospina dhe sulmuesin Osimhen.
Ndërkohë, Bakayoko ka pasur temperaturë ditët e fundit, por një simptomë kjo që nuk ka lidhje me koronavirusin.
Mesfushori do të mund të luajë titullar nëse është në formën e duhur.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: