Dy lojtarë të Kukësit dhe zëdhënësi infektohen me Koronavirus

Dy lojtarë të Kukësit dhe zëdhënësi infektohen me Koronavirus

14:23, 20/11/2020

Një ditë para ndeshjes me Teutën, te Kukësi shfaqen probleme të tjera. Përveç çështjeve të pagave, në klub janë tre persona të prekur nga COVID-19.

Siç njofton klubi verilindor, janë 2 futbollistë dhe zëdhënësi për shtyp që janë të infektuar me Koronavirus.

“Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19.

Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt!”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco