‘Dashuri për këtë fanellë, për këto ngjyra’/ Nevil Dede karikon Tiranën për klasiken me Vllazninë

‘Dashuri për këtë fanellë, për këto ngjyra’/ Nevil Dede karikon Tiranën për klasiken me Vllazninë

12:00, 20/11/2020

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, i dha mesazh të qartë skuadrës së tij për të ndjerë përgjegjësinë e rëndë të fanellës pas shpalljes kampion sezonin e kaluar.

Në prag të sfidës me Vllazninë, tekniku i ri i bardhebluve foli dhe rreth shitjes së Uinfil Kobinasë te klubi egjiptian Kleopatra.

Dede u shpreh se Tirana vendosi ta shiste ganezin për të përfituar të ardhura në mënyrë që të mos e humbiste me parametër zero në fund të sezonit.

Seanca e parë stërvitore – Deri tani kemi punuar mirë. Jam i kënaqur shumë nga grupi. Dihet që lojtarët që erdhën nga kombëtarja janë në gjendje të mirë. Na bëjnë të besojmë që grupi ka marrë formë. Urim për kombëtaren që doli e para, por dhe për gjithë futbollin shqiptar. Shqipëria lartësohet shumë përmes futbollit.

Kampionati dhe Vllaznia – Kampionati është një maratonë e gjatë, ka vështirësi rrugës është garë me pengesa. Në këtë situatë, është e rëndësishme që grupi të ndihet mirë. Të vërtetat nuk i mbulojmë dot. Është e vërtetë që kemi ca probleme. Ne mendojmë të kemi elementët e duhur për të shkuar në Shkodër për të fituar gjithmonë. Përballemi me një skuadër, tradita dihet, respekti është reciprok. Ka qenë historikisht mes dy klubeve. Ambienti është perfekt për të luajtur një ndeshje futbolli dhe për t’u shprehur si dhe të fitojë ai më i zoti. Është bukuri e futbollit shqiptar. Kjo ‘klasike’ i jep një interes më të madh mediatik dhe komuniteti sportiv.

Shitja e Kobinasë – Interesat e klubit për Kobinanë janë të tilla që nuk duhet të largohej askush me parametër zero. Pas diskutimeve frytdhënëse arritëm në konkluzion se më e mira është që të mos e humbnim me parametër zero.

Vllaznia – E rëndësishme është që ne jemi mirë, grupi është i plotë. Nuk ka rëndësi emrat që do zbresin nesër në fushë. Do jetë ai që e meriton të huaj apo shqiptar.

Gjendja e ekipit në prezantim – E keni ndjekur dhe prezantimin tim. Kam bërë vetëm një seancë të premten. Jo pa qëllim e lashë pushim të shtunë të diel. U thashë një batutë me shaka: ‘Shkoni karikoni bateritë për telefonin. Shijoni fundjavën e këndshme dhe të jemi të karikuar për javën që vjen.

Tirana e Dedes – Nuk mund të bëj gjithçka brenda një jave. Kampionati fatmirësisht sapo ka filluar. Kemi gjithë kohën në dispozicion. Do të kem mundësinë ta njoh më mirë skuadrën. Çdokush  ta kuptojë mirë në këtë klub siç ka jetuar suksese, të përjetojnë dhe ca ndjenja se çfarë përfaqëson ky klub dhe këto ngjyra. Dashuri për këtë fanellë, për këto ngjyra dhe ndjenja. Kur fillon besimi, mbaron arsyeja. Me këtë frymë shkojmë nesër në Shkodër”, deklaroi Dede.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco