Shfaqet Thomas Strakosha, poston foto nga klinika e Lazios

Shfaqet Thomas Strakosha, poston foto nga klinika e Lazios

10:21, 20/11/2020

Thomas Strakosha është gati t’i rikthehet fushës. Gardiani kuqezi ka rezultuar negativ në testin e fundit për koronavirus te Lazio dhe sot është paraqitur në klinikën “Paidea” për të kryer ekzaminimet e tjera mjekësore rreth kondicionit fizik.

Gardiani i Shqipërisë humbi ndeshjet e fundit të kombëtares pasi kishte rezultuar me koronavirus së bashku me shokun e skuadrës Imobile dhe disa të tjerë.

Tashmë, të dy lojtarët kryesorë të bardhekaltërve e kanë lënë pas koronavirusin dhe do të vendosen në dispozicion të teknikut Simone Inzagi.

Mungesat e vazhdueshme me Lazion në ndeshjet e fundit si dhe me ekipet kombëtare shkaktuan një kaos të vërtetë te kampi bardhekaltër, pasi klubi u akuzua se kishte fshehur rezultatet e vërteta të tamponëve, edhe pse futbollistët ishin infektuar me COVID-19. Tashmë, te Lazio kthehet qetësia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco