Dy futbollistët e Arsenalit përleshen në stërvitje

Dy futbollistët e Arsenalit përleshen në stërvitje

22:09, 19/11/2020

Një përleshje mes dy futbollistëve ka ndodhur në stërvitjen tek Arsenali.

Pjesë e sherrit ishte mbrojtësi brazilian David Luiz dhe mesfushori Dani Ceballos. E përditshmja britanike “The Sun” raporton se David Luiz e ka goditur spanjollin në hundë duke i shkaktuar gjakderdhje dhe disa gërvishtje. Por bashkëlojtarët e tyre dhe trajneri Arteta kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar sherrin.

Klubi londinez pritet që t’i ndëshkojë të dy futbollistët për shkak të sjelljeve anti-sportive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco