Strakosha shërohet nga Covid-19, gati për ndeshjen ndaj Crotone-s

Strakosha shërohet nga Covid-19, gati për ndeshjen ndaj Crotone-s

21:49, 19/11/2020

Thomas Strakosha e ka kaluar sfidën me koronavirus.

Tashmë, 25 vjeçar pritet të vihet në dispozicion të trajnerit Inzaghit për takimin e kësaj fundjave kundër Crotones.

Strakosha ka rreth një muaj që nuk luan dhe së fundi humbi edhe 3 ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, dy në Ligën e Kombeve dhe miqësoren me Kosovën, pasi kishte rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Gjithsesi në tamponët e kryer dje nga klubi kryeqytetas, Strakosha rezultoi negative, ashtu si edhe sulmuesi i bardhekaltërve Ciro Immobile, dhe që të dy pritet të jenë në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen e të shtunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco