Presidenti i Atletico Madrid: Morata është akoma një lojtar i yni, Juve duhet të..

Presidenti i Atletico Madrid: Morata është akoma një lojtar i yni, Juve duhet të..

20:44, 19/11/2020

6 gola në 8 ndeshje, kjo është nisja që Morata i ka bërë aventurës së dytë si bardhezi. Megjithatë, ai nuk është një lojtar i Juventusit dhe kampionët e Italisë duhet të paguajnë te Atletico Madrid nëse duan ta ketë sulmuesin edhe për sezonin e ardhshëm.

Kështu është shprehur Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, i cili theksoi se spanjolli është ende pjesë e skuadrës së tij.

“Ai është një lojtar i Atletico Madrid, në huazim te Juventusi, i cili ka një mundësi për të blerë. Nëse e duan atë, ata duhet të paguajnë”, ka thënë Cerezo për El Larguero.

Nga viti 2014 deri në vitin 2016, Morata luajti në 61 ndeshje me Juventusin, duke realizuar edhe 22 gola, ndërsa ishte i huazuar nga Reali i Madridit.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse dy klubet do të bien dakord që lojtari ta vazhdojë karrierën në Serie A edhe përtej këtij sezoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco