Guardiola rinovon, Man City përgatit super dhuratat për trajnerin

Guardiola rinovon, Man City përgatit super dhuratat për trajnerin

18:11, 19/11/2020

Pep Guardiola ka larguar dyshimet mbi të ardhmen e tij dhe ka rinovuar me Manchester City-n deri në vitin 2025.

Klubi anglez duket se është gati tani që ta kënaqë trajnerin spanjoll në merkato. Pjesa më e madhe e objektivave janë në Serinë A, ku nuk është një risi interesimi për Kalidou Koulibaly.

Për mbrojtjen pëlqehet edhe Demiral i Juventus-it, që mund të dorëzohet para një oferte të rëndësishme.

Për sulmin pëlqehet Lautaro Martinez, për të cilin interesohen edhe Barcelona me Bayern Munich.  Sulmuesi i City-t do të rinohet pas lamtumirës së Aguero-s dhe argjentinasi i Inter-it shihet si profili ideal për të nisur projektin e ri.

Goditje nga jashtë, por edhe anglezë: Douglas Luiz dhe Jack Grealish, mesfushorë të Aston Villa-s, ndiqen prej kohësh dhe Citizens mund të hidhen në sulm për dyshen që në janar.

Guardiola rinovon dhe City është gati ta mbushë me dhurata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco