Është momenti i Italisë, Mancinin e favorizojnë statistikat

Është momenti i Italisë, Mancinin e favorizojnë statistikat

12:34, 19/11/2020

Në futbollin ndërkombëtar është momenti i Italisë.Roberto Mancini i ka dhënë një tjetër fytyrë përfaqësueses së kaltër. Këtë e tregojnë emrat në fushë, por edhe statistikat. Mbrëmë skuadra e Mancinit arriti të fitojë pastër ndaj Bosnjës me shifrat 0-2 dhe të sigurojë kualifikimin për në Final Four që do t? zhvillohet në Milano.

Jo vetëm kaq, por ata kanë regjistruar ecurinë më të mirë në 14 vitet e fundit. E djeshmja ishte ndeshja numër 22, ku Italia nuk humbet.

Një ecuri e tillë regjistrohej në vitin 2006, kur trajneri ishte Marcello Lippi dhe regjistronte 25 ndeshje pa disfatë. Një ecuri që do e provojë edhe Mancini, i cili e ka risjellë Italinë në formë.

Gjithashtu një detaj interesant dhe shumë domethënës është fakti se Italia në formacionin e parë të ndeshjes së djeshme, për herë të parë pas 22 vitesh nuk kishte asnjë lojtar të Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco