Humbjet më të thella të Gjermanisë në historinë e futbollit

Humbjet më të thella të Gjermanisë në historinë e futbollit

10:13, 19/11/2020

Sigurisht që humbja 6-0 ndaj Spanjës do të mbahet mend gjatë nga tifozët dhe opinioni publik në Gjermani.

Kishte shumë kohë që nuk ndodhte, edhe pse nuk ishte e para.

Në historinë e gjatë nga krijimi i kombëtares gjermane kanë ndodhur edhe tri disfata të tjera.

E para ka ndodhur në vitin 1909, atëherë Anglia mundi Gjermaninë me rezultatin 9-0.

E dyta është ajo ndaj Austrisë në 1931 me rezultatin 6-0.

Më pas në Botërorin e vitit 1954 ndaj Hungarisë, gjermanët mundeshin me rezultatin e thellë 8-3. Por në finale Gjermani u hakmor pikërisht ndaj Hungarisë, duke triumfuar 3-2 dhe fituar Kupën e Botës.

Dhe fundit është ajo e ndodhur në të martën ndaj Spanjës me rezultatin 6-0.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco