Napoli uron Edi Rejën për suksesin me Shqipërinë, harron Hysajn

Napoli uron Edi Rejën për suksesin me Shqipërinë, harron Hysajn

09:25, 19/11/2020

Shqipëria e arriti objektivin e saj, teksa me fitoren 3-2 ndaj Bjellorusisë e mbylli në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C.

Pikërisht duke u renditur e para, Shqipëria ia doli që për edicionin e radhës në Ligën e Kombeve të jetë në Ligën B.

Një sukses dhe një objektiv i arritur për Shqipërinë, që ka tërhequr vëmendjen edhe përtej Adriatikut.

Napoli nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka uruar trajnerin Edi Reja për suksesin e arritur me Shqipërinë.

Reja në të kaluarën ka drejtuar Napolin, ku ka arritur edhe rezultate të shkëlqyera.

Megjithatë në postimin e Napolit bie në sy, se urohet vetëm trajneri Reja dhe jo Hysaj, i cili është pjesë e skuadrës së Gatussos dhe dy ditë më parë rezultoi pozitiv me Koronavirus. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco