Liga e Kombeve/ Hollanda fiton me përmbysje ndaj Polonisë, bëjnë detyrën Italia, Anglia e Belgjika

Liga e Kombeve/ Hollanda fiton me përmbysje ndaj Polonisë, bëjnë detyrën Italia, Anglia e Belgjika

22:51, 18/11/2020

U luajtën mbrëmjen e sotme disa sfida tepër të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

Kështu, Italia arriti të fitonte me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Bosnje Hercegovinës, duke siguruar vendin e parë në grupin 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve, ndërsa boshnjakët zbritën në Ligën B. Autorët e golave për azurrët ishin Andrea Belottti (22) dhe Domenico Berardi (68).

Fitore arriti edhe Hollanda që mposhti me përmbysje 2-1 Poloninë në transfertë.  Fillimisht ishin polakët që kaluan në avantazh në Kamil Jozwiak (6). Mirëpo “tulipanët” arritën të përmbysin takimin, falë golave të Memphis Depay (77) dhe Georginio Wijnaldum (84).

Image

Detyrën bën edhe Anglia me Belgjikën, që fituan respektivisht ndaj Islandës dhe Danimarkës. “Tre Luanët” mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 islandezët, ndërsa belgët fituan me rezultatin 4-2 ndaj danezëve. Në këtë grup ishte Islanda që zbriti në Ligën B.

 

Image

Ja të gjitha rezultatet e javës së fundit në Ligën e Kombeve:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco