Kosova mposht Moldavinë dhe qëndron në Ligën C

Kosova mposht Moldavinë dhe qëndron në Ligën C

22:44, 18/11/2020

Kosova ka marrë fitoren e parë për vitin 2020.

“Dardanët” mposhtën 1-0 Moldavinë në ‘Fadil Vokrri’ duel i fundit për edicionin e dytë në Ligën e Kombeve.

Skuadra që u drejtua nga Muharrem Sahiti në këtë ndeshje, dominoi ndeshjen që nga minuta e parë por nuk arriti të shënonte më shumë se një gol.

Ishte Lirim Kastrati i cili në minutën e 31’ realizoi golin e avantazhit për vendasit. Kosova në këtë ndeshje u desh të bëjë një zëvendësim të detyrueshëm, me Amir Rrahmanin që pësoi një lëndim, i cili i la vendin Fidan Alitit.

Minutat e fundit të ndeshjes, Kosova i zhvilloi me një lojtar më pak pasi Ibrahim Dresevic u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Kosova numëron 5 pikë dhe renditet në vendin e tretë në grup, për të mbetur në Ligën C edhe për sezonin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco