Laçi: E meritonim fitoren, kam besim te ky ekip

Laçi: E meritonim fitoren, kam besim te ky ekip

21:54, 18/11/2020

Qazim Laçi është një nga lojtarët e shumtë me të ardhme në skuadrën tonë kuqezi. Dibrani ka fituar simpatinë e të gjithëve me performancën e treguar, ndërsa ka folur pas ndeshjes së sotme me Bjellorusinë, duke pohuar: “Është një fitore që e meritonim besoj. Dy ndeshjet që fituam, na dhanë vendin e parë. Në fillim nuk e vazhduam aq mirë. Ndeshje pas ndeshje u bë më mirë dhe na erdhi vendi i pare”.

“Është një grup i mirë. Trajneri është përgatitur që të ketë lojtarë sa më shumë. Një bazë të sigurt nuk e di, por kam besim te ky ekip.”

“Avash avash po shikojmë nivelin që po rritet. Të gjithë lojtarët japin maksimumin, si ata që luajnë, si ata që nuk luajnë.  Kjo është ajo që na thotë trajneri, ku çdo lojtar duhet të jetë i përgatitur” , – tha në fund të prononcimit, Qazim Laçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco