Sissoko: Pogba te Juve? Unë them po, por...

Sissoko: Pogba te Juve? Unë them po, por...

21:28, 18/11/2020

Mesfushori i polakëve ka djegur lojtarët e Holandës me një sprint të frikshëm dhe ka shënuar pas një lëvizje magjike.

Prej shumë kohësh në mediat po përflitet për një rikthim të Paul Pogba te Juventus.

Në lidhje me këtë temë, është pyetur edhe ish-futbollisti i Juve, Momo Sissoko, i cili për mikrofonat e “Radio Bianconera”, u shpreh se gjithçka është e mundur në futboll.

“Gjithçka është e mundur në futboll, futbollisti duhet të luajë atje ku ndihet mirë dhe ku ka qenë i suksesshëm. Në Madrid e shoh si pak të vështirë, për mendimin tim nëse ai ka shansin të kthehet në Juventus do të ishte një blerje shumë e rëndësishme për ekipin. Pajtohem që ai nuk ka gjetur gjithmonë vazhdimësi për cilësinë që ka,  duhet të bëjë më shumë,  mund të arrijë nivelin e Gerrard dhe Lampard , gjithmonë nëse do të luante në nivelin e tyre. Ka aftësi për t’u bërë lojtari më i mirë në pozicionin e tij, është fizik, është teknik, nëse gjen vazhdimësi mund ta bëjë ”, përfundoi Sissoko.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco