Jahjaga: Djemtë tanë kanë zërat e mijëra të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë!

Jahjaga: Djemtë tanë kanë zërat e mijëra të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë!

20:57, 18/11/2020

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se lojtarët e ekipit të Kosovës kanë zërat e mijra të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton Syri net Kosova.

 Atifete Jahjaga është prezent në stadiumin ‘Fadil Vokorri’, në Prishtinë së bashku me kryeministrin, Avdullah Hotin dhe Ministren e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi  për të përcjellur së bashku ekipin e Kosovës, shkruan Syri net Kosova.

‘Dardanët, sot veshën ulëset e stadiumit në mbështetje të fushatës sensibilizuese "Bëhu Zëri Im" e përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë’, ka shkruar ajo.

Po ashtu, Jahjaga ka thënë se djemtë tanë sonte në lojën kundër Moldavisë si tifoze kanë zërat e mijra të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Së bashku me Kryeministrin z. Avdullah Hoti dhe Ministren znj. Vlora Dumoshi vizituam stadiumin "Fadil Vokrri", i cili...

Posted by Atifete Jahjaga on Wednesday, November 18, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco